Te Elbasani nuk durojnë

0
Gjigandi

Ashtu si të gjitha klubet e tjera të futbollit shqiptar, edhe Elbasani është në pritje të zhvillimeve për rifillimin ose jo të kampionatit. Verdheblutë janë skuadra më e interesuar për fatet e sezonit, sepse është në rrezik serioz mbijetesa në Kategorinë e Parë. Kuptohet që në Elbasan duan të sigurojnë mbijetesën, në fushë apo tavolinë qoftë, ndonëse më normalja do të ishte ta arrinin duke luajtur ndeshjet e mbetura dhe duke luftuar deri në minutën e fundit.

Kështu shprehet në prononcimin e tij për “Panorama Sport” edhe sulmuesi Kejdi Balla. Autori i tre golave për elbasanasin këtë sezon pohon se ndalesa gati dymujore është shumë e gjatë për një futbollist.

Edhe pse janë munduar ta kompensojnë me ushtrime individuale këtë periudhë, ai thekson se rifillimi i kampionatit nuk duhet të shtyhet më, për aq kohë sa vendi po i rikthehet normalitetit. “Po kalojmë një situatë që në fillim na u duk joreale, sepse nuk besonim se ndonjë ditë do të ndalohej futbolli dhe mund të ishte thjesht çështje ditësh. Por u bënë më shumë se dy muaj që po jetojmë pa futboll dhe janë vërtet shumë.

Mund të jetë një vendim që u takon ekspertëve, por kur po hapet çdo gjë, sporti dhe futbolli qenka më i rrezikshmi? Ne duam të luajmë sa më parë dhe për më tepër të arrijmë të sigurojmë mbijetesën në fushë të skuadrës”, u shpreh 20- vjeçari i Elbasanit. Verdheblutë mbajnë vendin e fundit në Grupin B të Kategorisë së Parë dhe për të qëndruar duhet të lënë pas të paktën dy skuadra rivale. Garën ata e kanë me Turbinën dhe me Shënkollin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu