Sot (e hënë) besimtarët e fesë islame po festojnë Fitër Bajramin.
Në mesin e urimeve për familjarë dhe miq, nuk kanë munguar as ato të VIP-ve shqiptarë për fansat e tyre.
Një urim përmes llogaris së saj në Instagram ka bërë dhe reperja e njohur nga Prizreni, Tayna.
Foto: Tayna/Instagram
“Urime festa të gjithëve”, ka shkruar Tayna sipër një imazhi teksa shihet duke shijuar një drekë pranë lumit Komo në Itali.
Kujtojmë që Tayna ndodhet në Itali për koncertin e radhës që do të mbaj atje për bashkatdhetarët.
Ndërkohë, rep-artistja krahas angazhimeve me mbrëmje muzikore shumë shpejt pritet të lansoi këngën e radhës që do të jetë një bashkëpunim.
/abc24.al/