Reperja nga Prizreni, Tayna, kohëve të fundit ka qenë më pasive në muzikë e kryesisht me prurje të reja.
Ajo duket se ka bërë një pauzë të shkurtër kësaj radhe për tu rikthyer fuqishëm verës me një sërë projektesh e bashkëpunimesh.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) së fundmi ka qenë e ftuar në “50 pyetje” në Prive, ndërkohë që ka zbuluar shumë gjëra rreth vetes.
Tayna (Foto: YouTube)
E pyetur për momentet më të sikletshme, ajo ka treguar për disa ngjarje që i kanë ndodhur nëpër koncerte.
Në njërin rast, krijuesja e hitit “Pijetore” zbulon kur i kanë pëlcitur pantallonat derisa po kërcente.
Kurse, një tjetër ngjarje të sikletshme ka kujtuar momentin kur ishte rrëzuar në skenë, pasi dyshemeja kishte qenë e lagur.
Tayna veçse ka nisur punën për këngët e reja dhe se në verë do t’i kompletojë disa edhe me videoklipe.
/abc24.al/