Takimi me bërryla/ A janë sheshuar konfliktet mes tyre? Flet Meta

0
Gjigandi

A janë sheshuar konfliktet mes tyre? Kjo ishte pyetja që lindi natyrshëm, pas takimit “miqësor” me “shtrëngim” bërrylash e jo duarsh, mes presidentit të vendit, Ilir Metës dhe kryeministrit Edi Rama, që të dy në dukje tepër të qeshur.

I pyetur nga gazetarët pikërisht rreth kësaj, takimit të tyre në këtë kohë pandemie, kreu i shtetit tha se mbetet i hapur dhe i disponueshëm për çdo angazhim sa i takon çështjes së integrimit evropian.
“Meqenëse pyetja fjali mbaroi, si puna e pishës flamur. Për çështjen e integrimit, po flisnim. Për këtë çështje jam dhe do të mbetem i disponueshëm, për t’ju përgjigjur çdo ftesë dhe angazhimi. Kam bërë çdo gjë që Shqipëria mos të humbasë kohën. Dhe para 20 vitesh, Shqipëria ka qenë përpara Serbisë, Malit të Zi. Sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe mjaft qytetarë kanë humbur besimin. Duhet të tregojmë besueshmëri, të rikthejmë shpresën tek qytetarët tanë. Të fitojmë energji të reja”, tha Meta.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu