Superliga e Kosovës mund të pezullohet?

0
Gjigandi

Situata në Kosovës sa i përket coronavirus sa po shkon e po bëhet më e rëndë, transmeton Insporti.

Në tri ditët e fundit janë regjistruar mbi 600 raste raste të reja me Covid 19, ndërkohë në rritje është edhe numri i vdekjeve.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë gjatë ditës së sotme se ka biseduar me kryetarët e komunave të Kosovës për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend që nga dita e hëne.

Në rast se ndodh kjo gjë, atëherë ndeshjet e xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës të parapara të zhvillohen po atë ditë, nuk do të zhvillohen fare, dhe i gjithë kampionati mund të pezullohet.

Të hënën janë paraparë të zhvillohen pesë takime: Llapi – Flamurtari, Feronikeli – Ballkani, Dukagjini – T’89 dhe Vushtrria – Ferizaj.

RonaTyra

Gjithsesi, aktualisht nuk ka ende ndonjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu