Sulimani, e lidhi jetën me futbollin

0
Gjigandi

Me 12 shkurt të vitit 1965 lindi futbollisti i shquar nga Kumanova, Ali Sulimani.

Qysh në fëmijëri, në moshën 10 vjeçare, e lidhi jetën me futbollin, për të mos u ndarë për shumë vite, shkruan gazetari Reshat Ibrahimi.
Karrierën e nisi te klubi i futbollit Kumanovo, ku i kaloi të gjitha ekipet zinxhirë.

Për ekipin e parë të Kumanovës në ligën e parë të Maqedonisë luajti për gjashtë sezone (1983-1989), nga mosha 18 deri në 24 vjec. Ishte sulmues i rrezikshëm, duke shënuar gola të jashtëzakonshëm.

Te Kumanovo ka luajtur së bashku me Ridvan Imerin, Qenan Shabanin, Afrin Latifin, Ridvan Daipin e të tjerë.
Gjatë karrierës së tij ka punuar me shumë trajnerë si: Radoshevic nga Prishtina, Petar Gruevski, Malinkov nga Kavadarci dhe Pavle Georgievski.

Ai ka qenë golashënues i parë i skuadrës së Kumanovës, e cila falë paraqitjeve brilante të tij në çdofund kampionati përfundonte në pjesën e sipërme të tabelës.

RonaTyra

Sulimani ka pasur disa oferta për të ndërruar ambient sikur që ishte oferta nga Maribori i Sllovenisë, ndërsa në vitin 1989 kishte firmosur për Sileksin nga Kratova, megjithatë vendosi të shkojë në Zvicër, ku edhe sot e kësaj dite jeton dhe vepron.

Ai edhe atje kishte qenë aktiv, duke lënë gjurmë në disa klube modeste.
Sulimani ka qenë një driblues i hatashëm edhe në futboll të vogël. Pothuajse në çdo turne që organizohej në atë kohë ekipi i tij dilte fitues.

Sulimani kujtohet me krenari nga brezi i tij, ndërsa po shkruajmë pak nga jeta e tij në mënyrë që brezat e rinj të dinë se kush ishte Ali Sulimani..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu