Bayerni blindon edhe Alaban

0
Gjigandi

Pasi ka rinovuar me Thomas Muller, Neuer dhe Davies, Bayern vazhdon politikën për të mbajtur më të mirët dhe për të krijuar bosht, nisur edhe nga trajneri Hansi Flick.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja gjermane, “Bild”, Bayern Munich është gati që të blindojë edhe një tjetër element me vlerë të skuadrës.

I radhës që do të firmosë duket se është David Alaba, kontrata e të cilit skadon në vitin 2021. Kontrata e re që Bayern i ka ofruar është 15 mln euro në sezon, thuajse e njëjtë me tre lojtarët më të paguar: Muller, Neuer dhe Lewandowski.

Austriaku, kohët e fundit, është tërhequr nga sirenat e Barcelonas që kërkon një mbrojtës krahu të majtë që mund të luajë edhe në qendër. Alaba është qendërzuar këto kohë për t’i lënë vend Davies.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu