Studimi: 13 mijë familje shqiptare në varfëri për shkak të duhanit

0
Gjigandi

Duhanpirja nuk është vetëm e dëmshme për shëndetin, por edhe për ekonominë familjare. Një studim i kryer nga Qendra Partnerë në Zgjidhje dhe Zhvillim, e mbështetur nga Bloomberg, ka nxjerrë në pah se mijëra familje shqiptare zhyten në varfëri si pasojë e konsumimit të duhanit.

“Për shkak të kostove që lidhen me konsumin e duhanit, 1, blerjen e duhanit dhe atë që ka të bëjë me problemet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i duhanit kemi 13 mijë familje që kalojnë nën nivelin varfërisë, që përmbledhin 60,000 individ dhe 11,000 fëmijë. Gjithashtu, ka shumë të tjera familje që janë në nivelin e varfërisë dhe gjendja e tyre përkeqësohet për shkak të këtyre kostove”.

Studiuesit janë të mendimit se ka vetëm një zgjidhje për të frenuar duhanpirjen dhe ajo është rritja e akcizës.

“Studimet politikat fiskale kanë një ndikim shumë të fortë në konsumin e duhanit, si nga njëra anë në uljen e konsumit, sidomos në shtresat në nevojë që janë më të ndjeshme ndaj çmimit të duhanit, pasi rritja e taksave përkthehet në rritje të nivelit të çmimeve dhe rënie të konsumit të duhanit.

Rritja e çmimit të duhanit mendohet se do të ulë vdekshmërinë.

“Nëse do kishim rritje të akcizë 7, 8 deri në 10% do kishim një rënie të numrit të vdekjeve të parakohshme deri në 30 mijë përgjatë harkut kohor të një dekade”.

Shqipëria renditet ndër vendet me konsum të lartë të duhanpirjes. Meshkujt janë konsumatorët më të mëdhenj, bazuar në studime rezulton se 50% e meshkujve në vendin tonë janë duhanpirës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu