Një studente e vitit të tretë në degën e Teknologji e Informacionit te Politekniku ka shfaqur shenjat e Covid 19 dhe nga ana e stafit të Universitetit është vendosur që të pezullohet provimi i sotëm vetëm për grupin ku ishte vajza e dyshuar.
Ende nuk i është bërë tamponi, ndërkohë mësohet që e ëma e saj është konfirmuar më parë me koronavirus.
Nga ana e stafit të Universitetit është propozuar që provimet e tjera të mbahen online, por ende nuk është vendosur asgje.
Ndërkohe ambientet e Universitetit janë dezinfektuar.