“Stop vrasjes në komisariate”/ PD lajmëron protestë paqësore pas vdekjes së Ilvi Metës

0
“Stop vrasjes në komisariate”/ PD lajmëron protestë paqësore pas vdekjes së Ilvi Metës
Gjigandi

Partia Demokratike ka lajmëruar protestë paqësore këtë të shtunë nën moton “Stop vrasjes në komisariate”, pas vdekjes së të riut Ilvi Meta në Kavajë.

Protesta do të zhvillohet në orën 20.00, ku pranë të gjitha komisariateve të policisë në të gjithë vendin dhe në godinën e Kryeministrisë do të ndizen qirinj.

“Ne orën 20.00 pranë të gjitha komisariateve të policisë në të gjithë vendin do të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore nën moton “Stop vrasjes në komisariate”.  Në Tiranë qirinjtë do të ndizen tek Kryeministria, po në orën 20.00.  Ftojmë mediat në Tiranë dhe në rrethe të ndjekin këtë protestë të heshtur”

, shkruhet në njoftimin e PD-së.

Kujtojmë se dy ditë më parë të afërm dhe familjarë të tij vendosën qirinj në komisariatin e Kavajës.

RonaTyra

Gjykata e Kavajës caktoi sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për tre punonjësit e komisariatit të policisë të cilët u arrestuan nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pas vdekjes së Ilvi Metës brenda ambienteve të komisariatit të policisë më 4 maj.

Mbrojtja e të arrestuarve kërkoi një masë më të lehtë shtrënguese duke deklaruar se janë persona pa rrezikshmëri shoqërore, por gjykata nuk e mori parasysh kërkesën duke caktuar arrest në burg për të tre deri në përfundim të hetimeve.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura. Prokurori i çështjes kërkoi arrest në burg për të tre të arrestuarit, ish-efektivët e policisë Rushit Kola, Bexhet Berberi dhe nënkomisar Petrit Brahimajn, kërkesë që u pranua nga gjyqtarja Diamela Goxha, ndërsa hetimet për vdekjen e Metës vazhdojnë.

Në pranga për ngjarjen përfunduar nën komisari Betrit Berhamaj  dhe inspektorët Bexhet Beriberi dhe Reshit Kola.

Ata akuzohen se nuk zbatuan procedurat standarde të trajtimit të personave të ndaluar duke e lejuar të mbante rripin me të cilin i riu kreu vetëvrasjen.

Megjithëse hetimet paraprake për ndarjen nga jeta të 31-vjeçarit Ilvi Meta, brenda komisariatit të Kavajës, treguan se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, por familjarët ngrenë hije dyshimi, sepse sipas tyre ai nuk e vuante shoqërimin në polici apo dënimin.

Emisioni Top Story publikoi ekskluzivisht, me miratimin e familjarëve, foto të trupit të pajetë pak minuta pasi u gjet nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu