SPAK ka mbyllur hetimet për ish-zyrtarët e Bashkisë Lushnje, duke dhënë pretencën dhe duke dërguar dosjen në gjykatë.
Në pretencë, SPAK ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili akuzohet për abuzim me tenderat.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar ish-kryebashkiakut Tushe i reduktohet dënimi në 3 vite e 4 muaj.
Gjithashtu, dënim plotësues për ish-kryebashkiakun është edhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Ndërkohë, SPAK ka kërkuar dënimin me 5 vitet burg edhe për ish-zyrtarin e bashkisë, Flamur Peqini, dënim që i ulet në 3.4 vite, si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike.
Për ish-vartësit e tjerë të Tushes, SPAK ka kërkuar përkatësisht 4 vite burg për Gentian Nushin, që nga gjykimi i shkurtuar i ulet në 2 vite e 8 muaj, si dhe 3 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike; 2.6 vite për Leonard Sefën, që i ulet në 1 vit e 8 muaj, si dhe 3 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.
Për Blerta Turkun SPAK ka kërkuar 2.6 vite burg, që i ulen në 1 vit e 8 muaj, dhe 3 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike. Ndërkohë, për Turkun është pezulluar dënimi me burg, duke e çuar në shërbim prove, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Pretenca e SPAK për ish-kryebashkiakun dhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Lushnjës:
Fatos Tushe 5 vjet burg (nga gjykimi i shkurtuar 3 vjet e 4 muaj)
Flamur Peqini 5 vjet / 3 vjet e 4 muaj
Gentian Nushi 4 vjet / 2 vjet 8 muaj
Bleta Turku 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj (Pezullohet ekzekutimi i dënimit, 3 vjet 6 muaj shërbim prove)
Leonard Sefa 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Ilva Billo 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Gazmend Çela 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Bardhi Mëhilli 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Margarita Gjermeni 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Andri Nusho 2 vjet/ 1 vit 4 muaj
Bektash Nezha 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ani Simoni 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ledi Aleksi 1 vit 6 muaj/ 1 vit
Vilma Zhupa 1 vit 6 muaj/ 1 vit
Ibrahim Lami 2 vjet 3 muaj / 1 vit 6 muaj
Gjergji Mëhilli 1 vit / 8 muaj
Ismail Bliku 9 muaj / 6 muaj
Edi Gjelaj 3 vjet / 2 vjet