SPAK dorëzon kërkesën për arrestimin e deputetit të dorëhequr të PS-së në Shqipëri

0
SPAK dorëzon kërkesën për arrestimin e deputetit të dorëhequr të PS-së në Shqipëri
Gjigandi

Prokuroria e posaçme SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) kërkesën për arrestimin e deputetit e dorëhequr të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Alqi Bllako.

Pas marrjes së vendimit nga GJKKO, urdhri i kalohet Policisë së Shtetit për të bërë ekzekutimin e vendimit.

Një ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë i dha leje SPAK-ut për arrestimin e Alqi Bllakos, si i akuzuar për përfshirje në aferën e impianteve të plehrave në Tiranë dhe Fier, të njohur si inceneratorët.

Një letrën zyrtare, Kuvendi informoi SPAK-un se Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin e tij të deputetit.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.

RonaTyra

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140,000 eurosh. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu