SPAK dhe Policia e Shtetit vijojnë operacionin “Plumbi i artë”, priten të tjera arrestime

0
12
Gjigandi

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka konfirmuar se operacioni “Plumbi i artë” ka vijuar dhe ditën e djeshme dhe mëngjesin e sotëm, ku janë kryer kontrolle dhe në orët në vijim priten të tjera arrestime.

Në një deklaratë për mediat, Nano tha se po hetohet për dekonspirim të operacionit, dhe kushdo që do të gjendet përgjegjës, do të dalë para ligjit.

Kujtojmë që nga 32 urdhër arrestet e leshuara nga SPAK, nente prej te akuzuarve nuk u arriten te kapeshin tre dite me pare.

Pyetje: Keni informacione se ky megaoperacion mund të jetë dekonspiruar?

Gledis Nano: Ne në bashkëpunim me SPAK jemi në operacion e sipër, ne nuk kemi ndaluar pavarësisht se nuk janë bërë mediatike zhvillimet e fundit edhe sot duke u gdhirë në mëngjes dhe gjatë ditës së djeshme.

Pjesa e dekonspirimit jemi duket hetuar me SPAK e agjencitë e tjera ligjzbatuese me qëllim që të jemi në një informacion të saktë se çfarë ka ndodhur e nëse diçka e tillë ka ndodhur çdo kush do mbajë përgjegjësi nëse ka dekonspiruar informacionin apo operacionin i kujtdo strukture qoftë.

Operacioni në këto momente që po flasim është në zhvillim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu