Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e lavdëroi skuadrën e tij pas fitores së rëndësishme kundër Crystal Palace, duke insistuar se lojtarët e kanë fituar të drejtën të buzëqeshin.
Manchester Unitedi e la në të kaluarën barazimin e së hënës kundër Southamptonit duke i marrë të tri pikët në ndeshjen e së enjtes në Premierligës kundër Crystal Palace.
Djemve të Solskjaer iu nevojit një fitore për ta mbajtur të njëjtin hap me Leicester Cityn dhe Chelsean në garën për top katërshe. Ata e morën këtë fitore me rezultat 2:0 falë golave të shënuara nga Marcus Rashford dhe Anthony Martial.
Djajtë e Kuq tani e kanë arritur ecurinë prej 19 ndeshjeve pa pësuar disfatë dhe atyre do t’u garantohet vendi në Ligë e Kampionëve nëse i fitojnë edhe dy ndeshjet e mbetura të këtij sezoni në Angli, arritje kjo që e ka lënë të kënaqur trajnerin Solskjaer.
“Ishte një ndeshje e vështirë dhe ne nuk e gjetëm ritmin e lojës në pasimet tona, por e fituam ndeshjen shkaku i dy golave fantastike”, ka thënë Solskjaer.
“Marcus Rashford dhe Anthony Martial po e shijojnë veten, e shijojnë sa herë dalin në fushë për ta bërë punën e tyre, madje dalin me buzëqeshje në fytyrë dhe e mbrojnë njëri-tjetrin”.
“Ne duhet të buzëqeshim dhe të shkojmë në ndeshjet e tjera kështu sepse e kemi fituar këtë të drejtë. Askush nuk mendonte në janar se ne do të ishim në garë për top katërshe. Kemi qenë fantastikë që nga rinisja”.