Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, komentoi nismën e Ramës i cili tha se do të legalizojë kanabisin. Soko tha se edhe sikur të futemi në tregun botëror për të eksportuar kanabis mund të fitojmë 2 milionë dollarë në vit.
Sipas ekspertit kjo shifër është e papërfillshme dhe nisma e kryeministrit Edi Rama nuk do funksionojë për të rritur ekonominë. Sakaq, Soko tha se ka dy arsye pse Rama mund të ketë zgjedhur të prezantojë këtë nismë.
“2 mln dollarë është agti 0.01 për qind e buxhetit të shtetit. Shifër e papërfillshme. Nuk është një industri që do krijojë ekonominë
.”-tha Soko.
Soko është i mendimit se është një ekosistem i cili arrin në fund fare të kapitalizojë ose legalizojë disa procedura që nuk duhet të ishin legalizuar.
“Çdo gjë që do vijë nga ky ekosistem do jetë e kundërta e kësaj. Ata që kanë mundësi të mos respektojnë ligjin, ju japim mundësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Krijimi i vendeve të punës nga kanabisi, do ishte më i sinqertë Rama të thoshte që unë kam në plan për legalizim kanabisi, pra e kishte qeveria planin si në 2019.
Nëse do të ndikojë në ekonomi të legalizojë gjithë kanabisin rekreativ dhe bëhet e pastër, s’ke pse fshihesh. Nëse e hap ashtu ka ndikim në ekonomi, por je i sinqertë. Kjo është një nismë që mund të jetë si pasojë e presioneve nga grupet kriminale ose për të krijuar një shtrat të mirë për zgjedhjet e ardhshme.”
-tha Soko.