Përdori i rregullt i sojës dhe farave të lirit, zvogëlon simptomat e prostatës së zmadhuar dhe përmirëson cilësinë e jetës së të sëmurëve
Soja është bimë unike e cila kultivohet në gjithë botën. Mund të krijojë sasinë më të madhe të proteinave, të cilat përmbajnë të gjitha tetë amino-thartirate domosdoshme për funksionim normal të organizmit, të cilat organizmi nuk mund t’i krijojë vetë, por patjetër duhet t’i marrë me ushqim.
Në menynë e meshkujve gjithsesi do të duhej të gjendej edhe soja e cila gjendet në përpunime dhe forma të ndryshme (pije soje, tofë).
Pos vajit dhe proteinave, në kokrrën e sojës gjenden edhe bashkime të tjera fiziologjike aktive siç janë izoflavonet, fitosterolet, të cilat kanë ndikim të kënaqshëm në shëndetin e njeriut, posaçërisht kundër kancerit.
Përdorni vetëm sojë ekologjike pa GMO.
Farat e lirit bëjnë pjesë në artikuj, përdorimi i të cilave gjithnjë e më shpesh aplikohet në ushqimin e përditshëm, duke pasur parasysh që janë të njohura për cilësitë shëruese.
Farat e lirit janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave, një ndër më të mirët e burimeve natyrale – omega 3 e thartirave yndyrore dhe lignani (lignanus).
Lignanet janë fitoestrogjene dhe kanë veprim andioksidant, mirëpo konsiderohen edhe që kanë veprim preventiv te kanceri – veprimi antioksidant zvogëlon veprimin e radikaleve të lira të cilat shkatërrojnë qelizat.
Gjithsesi, farat e lirit janë një ndër artikujt ushqimorë super të dobishme, të cilat në ushqimin bashkëkohor janë pak të pranishme.
Me përdorim të rregullt të farave të lirit gjatë 4 muajve vjen deri te zvogëlimi i simptomave të prostatës së zmadhuar dhe te përmirësimi i cilësisë së jetës së të sëmurëve.
Farat e bluara të lirit mund të përzihen pothuajse në çdo ushqim, t’i shtohen jogurtit apo pijeve, ndërsa vajin e lirit mund ta përdorni në sallata, si erëza pothuajse në çdo perime të zier apo për përgatitjen e marinadave.