Skuadra e La Ligas, ajo e Betisit, ka vendosur t’ia besojë udhëheqjen e bankinës trajnerit Aleksis Trujillo.
“Bordi i drejtorëve të Real Betis ka vendosur që Aleksis të marrë përgjegjësinë për drejtimin e ekipit të parë. Aleksis do të drejtojë ekipin deri në fund të këtij sezoni.
Klubi falënderon Rubin dhe stafin e tij teknik për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar,” thuhet në njoftimin e Real Betis .
Aleksis ka veshur fanellën e Real Betis për shtatë sezone në të kaluarën, duke zhvilluar 264 ndeshje zyrtare. Ai tashmë ka udhëhequr ekipin në dy ndeshjet e fundit të sezonit 2016-2017.