Bayern Munich refuzon transferimin e Bellerin shkaku i rekordit të tij negativ në mbrojtje

0
Gjigandi

Hector Bellerin është i vendosur që të largohet nga Arsenali, mirëpo është refuzuar së fundmi nga Bayern Munichu shkaku i formës së tij të dobët në mbrojtje.

Mbrojtësi spanjoll po kërkon një aventurë të re, pasi dëshiron të kalojë te një skuadër ku mund të fitojë trofe.

Sipas asaj që raporton Sky Sport Germany, Bavarezët e kanë refuzuar transferimin e 25-vjeçarit dhe pse është i vlefshëm vetëm për 25 milionë euro.

Kampioni i Bundesligës nuk dëshiron të paguajë atë shumë edhe pse është e vogël, shkaku i rekordeve negative të spanjollit në fazën defanzive.

RonaTyra

Bellerin kaloi nga akademia e Barcelonës te Arsenali duke bërë debutimin në vitin 2013, aty ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës.

Ka zhvilluar 195 paraqitje që nga atëherë, duke bërë 25 asistime, por ky edicion ka qenë shumë i dobët nga ana e tij.

Ai ka fituar vetëm 41 për qind të dueleve në mbrojtje dhe 44 për qind të dueleve në zonë në këtë sezon.

Bellerin po ashtu ka vetëm 65 për qind të ndërhyrjeve të sakta që kur kaloi te The Gunners në vitin 2011.
 

Image

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu