Skena paniku në Paris! Ministrja e Macron harron maskën, duke mbuluar fytyrën me dorë vrapon drejt…

0
Gjigandi

Skena paniku janë regjistruar në Paris. Ministrja e Industrisë, Agnes Pannier-Ruaxher, është filmuar e shqetësuar teksa vraponte pas makinës së saj për të marrë maskën, para se t’i bashkohej festimeve kombëtare të ditës së Bastisjes.

Ajo u përshëndet njëherë me të pranishmit në event, të cilët mbanin maskë në fytyrë dhe pikërisht aty kuptoi se ajo nuk e kishte të sajën. Nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja, vihet re se si ministrja e Emmanuel Macron, mbulon fytyrën dhe vrapon e alarmuar drejt makinës.
Por disa çaste më vonë, një zyrtar që ndodhej pranë saj, i dha një maskë rezervë. Kujtojmë se presidenti Macron ka inkurajuar bashkatdhetarët e tij që të vendosin maska sa herë të jetë e mundur kur janë në hapësira publike.

14-Juillet: Agnès Pannier-Runacher oublie son masque à son arrivée place de la Concorde pic.twitter.com/v1I4YgXLnZ
— BFMTV (@BFMTV) July 14, 2020

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu