S’kanë fund polemikat

0
Gjigandi

Polemikat e ndeshjes së mbrëmshme mes Barcelonës dhe Atlético Madridit (2-2) vazhdojnë në rrjetet sociale, pas lojës së shkëlqyeshme që u zhvillua në “Camp Nou”, ku momentet kulmore erdhën nga pika e bardhë e penalltisë. Plot tri të tilla akordoi kryesori i kësaj supersfide të La Liga-s, dy për udhëtuesit dhe një për katalanasit. Madje, njëra prej tyre duhej të përsëritej, pasi VAR-i hyri në lojë. Sidoqoftë, duke rishikuar goditjet një e nga një, lind një pyetje: A duhet të ishin përsëritur të gjitha penalltitë, sepse ngjajnë shumë me njëra-tjetrën, sa iu takon “shkeljeve” të konstatuara në atë të përsëriturën?!

Në minutën e 15-të, kur rezultati ishte 1-0 për katalanasit, Vidal e rrëzoi Carrasco në zonën e portës vendëse, ndaj gjyqtari sinjalizoi penallti. Ter Stegen u bë hero kryesor, pasi e priti gjuajtjen e Diego Costa nga pika e bardhë. Megjithatë, nga VAR urdhëruan që gjuajtja të përsëritet, pasi portieri gjerman kishte lëvizur nga vija fatale, në përpjekje për të shpërqendruar 19 e “rojiblanco”. Saúl mori përsipër goditjen dhe nuk dështoi në përsëritjen e penalltisë (1-1).

Në minutën e 50-të, me rezultatin 1-1 në fuqi, Felipe prek Semedon në zonë, anësori portugez shfrytëzon mundësinë për të ekzagjeruar disi dhe “ndihmuar” gjyqtarin në vendimin e tij. Nga 11 metra larg portës, Messi e dërgon topin në rrjetën e madridasve, me një “Panenka”, duke i kaluar të tijtë në avantazhin 2-1. Në përsëritje mund të shihni se Rakitic ishte brenda zonë, kur ylli argjentinas godet topin nga pika e bardhë.

Në minutën e 62-të, me rezultatin 2-1, Semedo preku Carrasco nga pas, në zone, dhe gjyqtari sinjalizoi një penallti. Saúl vendosi të gjuante përsëri dhe e mposhti për herë të dytë Ter Stegen. Këtë herë ishte Correa, ai që hyri në zonë, para goditjes së topit. Në imazhe mund të shihet se si 10 e “rojiblanco” ndodhet brenda zonës së 16-metrave, kur partneri i tij ende nuk e ka goditur topin nga pika e bardhë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu