Skandal, 180 mije leke per nje diplome “Bachelor-i”, si u zbulua grupi i ish-studenteve – lajmi fundit

0
Gjigandi

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon se si blihet punimi për diplomë universiteti në sistemin “Bachelor”, duke paguar 180 mijë lekë të vjetra. Një studente për Drejtësi Penale bie në kontakt përmes Facebook-ut me një grup prej 5 të rinjsh, që bëjnë punime diplome. Studentja takohet me ta, bien dakord për temën “krimi në familje” dhe paguan 50 mijë lekë paradhënie. Vajza- Përshëndetje! Si je? Studentja- Mirë! Si je ti? Si shkon? Vajza- Mirë faleminderit! Ne jemi një grup ish-studentësh tanimë, sepse na ka ngel kjo student. Ish-studentë tanimë, që merremi me këtë gjë dhe atje e kemi mbyllur dhe i kalojmë gjërat njëri-tjetrit. Studentja- bëni vetë d.m.th? Vajza- Po! Ti je Bachelor? Studentja- Të gjitha diplomat, ju i bëni vetë, nga fillimi deri në fund? Vajza- Të gjitha vetë! Studentja- Jo plagjiaturë? Vajza- Ne takohemi, japim intervistën dhe grumbullojmë materialin. Studentja– Nëse unë e bëj tek ju, e kam në duar të sigurta? Vajza- Tashi varet, s’besoj të jetë… pse e ke me dyshim? Studentja– E keni kthyer në biznes. Vajza- Jo, është ideja, thjeshtë. d.m.th, për sa kohë ekzistojnë njerëz pa interes, ne kemi interes ta bëjmë punën, pse jo. Studentja- Sa kohë ju duhet zakonisht? Vajza- Shiko! Ne ka raste, që e bëjmë edhe brenda 3 ditësh, po t’më ndihmojë dikush, por… Studentja- Sa mund të kushtojë? Vajza- Tani unë nuk të them dot një çmim, sepse më duhet ta diskutoj, kjo është ideja. Studentja- S’keni një çmim fiks? Vajza- 220 komplet! Studentja kërkon, që punimi të mos jetë plagjiaturë, por të jetë serioz, pasi disa pedagogë mund ta lexojnë me detaje. Ajo kërkon të marrë të paktën notën 8 nga ky punim. Vajza- Të më falësh! Studentja- Si je? Vajza- E kemi lënë për dy javë. Studentja- S’ka problem, sepse unë po e llogarisja, po e mendoja me veten time, dy javë e shumta. Dua, që t’më dalë diçka e mirë. Nuk dua, që t’më dalë diçka… Vajza- Unë ta thashë d.m.th, që në fillim, pjesën e plagjiaturës e ke të hequr. Pjesën eee…, në qoftë se ka diçka për të ndryshuar. Studentja- Tani, unë dua t’i bëj gjërat siç duhet, kam shumë besim tek ju, por dua të keni parasysh këtë pjesën, që të kap të paktën një notë të mirë! Unë e kuptoj, që detyra ime është maksimale, kur unë ta prezantoj, sepse unë do ta studioj të tërën, do ta prezantoj siç duhet, por kam nga ata pedagogë, që rrinë dhe e lexojnë me detaje, se çfarë kam shkruar. Vajza- Po patjetër! Studentja- Kështu që, të paktën të kap notën 8. Ok? Për pjesën, një paradhënie? Vajza- A e thua për pjesën e pagesës? Studentja- Po! Vajza- D.m.th., një pjesë, si ta kesh menduar ti, ose gjysmën, ose…si ta… Studentja- Shiko, se unë jam shumë e kujdesshme në këto gjëra, përderisa unë dua, që t’më dalë një gjë e mirë dhe përderisa ju jeni shumë veta, që po punoni për këtë gjë, normalisht që do të keni nevojë për mjete. Në total unë e kam? Vajza- E diskutuam 1.8, apo jo? Studentja- 180? Vajza- Po! Studentja- Ok! Shumë mirë. Paradhënie 50? Vajza- Është ok! Studentja- Ju keni shumë kohë, që merreni me këto punë, kështu që kam besim. Vajza- Këtë gjë mos ta kesh me merak fare! Ta thashë, është një gjë, që ne kemi kohë, që merremi. Studentja- Ok! Sa vite keni ju? Vajza- 5-6… Studentja- 6 Vite? Vajza- Po! Studentja- Vetëm 3 veta, 5 veta sa më the? Vajza- 5 veta! Studentja- Numëroji! Vajza- Është ok! Studentja- Nuk do t’i numërosh? Pas dy javësh, tema e diplomës është gati e paguhet edhe shuma e mbetur. Vajza- Të më falësh shumë! Si je? A je mirë? Studentja- Mirë, mirë! Si shkon? Vajza- Të më falësh shumë 1 milionë herë! Si ke qenë? Studentja- Mirë faleminderit! Si je ti? Vajza- Mirë, mirë, me gjëra plot. Me strese me gjëra. Të më falësh shumë, sepse nuk të jam treguar korrekte. Këtë gjë unë ta nis me e-mail tani që… Studentja- Nuk është, se kam shumë bateri. A nuk e ke të printuar? Studentja- Tani një 50-she e kam dorëzuar. Tani i bie vetëm një 13-she. Vajza- Po! Faleminderit! Tani, nesër do të nis PoëerPoint-in dhe pres një përgjigje për këtë. Në rregull? Studentja- Ok! Vajza- Ndonjë gjë tjetër? Studentja- Unë do ta marr, do ta shikoj me vëmendje, që ta di fiks edhe unë, nëse kam ndonjë gjë, që…Vajza- Ok! Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra tha se “ironia e të gjithës nuk është problemi penal, mori lekë, apo nuk më dha faturë, apo ku di unë diçka tjetër. Problemi është shumë esencial, problemi është në qasjen arsimore. Pse mashtrojmë njëri-tjetrin. Pedagogët bëjnë sikur marrin një punë dhe studentët bëjnë sikur dorëzojnë një punim Bachelor. Hiqni dorë nga këto gjëra.” Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu