Skadon klauzola e largimit të Messit, pritet rinovimi i ri

0
Gjigandi

Klauzola në kontratën e Lionel Messit për t’u larguar nga Barcelona me 0 euro tashmë ka skaduar.

Mundo Deportivo” shkruan se 6-herë fituesi i Topit të Artë kërkon të qëndrojë edhe për disa vite te blaugranat dhe menaxherët e tij kanë nisur negociatat me klubin për rinovimin e kontratës aktuale që përfundon në verën e vitit 2021.

Palët po diskutojnë për një marrëveshje të re deri në verën e vitit 2023, periudhë kur Lionel Messi do të ketë mbushur 36-vjeç.

Kapiteni i Barçës e ka nisur në mënyrën më të mirë La Ligas pas rikthimit të futbollit teksa në dy ndeshjet e para post Covid-19 ka realizuar dy gola pikërisht ndaj Mallorcas dhe Leganes.

Blaugranët do t’i ofrojnë një kontratë të re 3-vjeçare me 50 milionë euro në sezon.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu