Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi dhe partnerja e tij, Marigona Krasniqi, u martuan të hënën (9 maj).
Ata organizuan një ceremoni luksoze në një nga restorantet e njohura në Prishtinë, derisa të ftuar ishin personazhe të profileve të ndryshme.
Boksieri me prejardhje nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka ndarë së fundmi disa nga momentet më të lumtura nga dasma.
Përmes një videoje të shpërndarë në Instagram, Krasniqi ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e këtij organizimi, e po ashtu u shpreh se është me fat për gruan që ka në krah.
Postimi i plotë i Robinit (pa ndërhyrje):
“Fitorja më e madhe dhe më e çmuar në jetën time!
Ti bëre që dashuria të e mposht krenarinë.
Faleminderit që egziston dhe që nga tani ti je bashkëshortja ime.
Faleminderit Zoti im. Faleminderit familja ime.
Faleminderit shoqëria ime e dashur.
Faleminderit miqët e mi.
Ju, momentin më të bukur të jetës sime e festuat me plotë dashuri dhe u gëzuat shumë për ne.
Unë jam shumë me fat dhe i lumtur që ju kam
Faleminderit në pafundësi.
Festofshim gjithmonë së bashku
Zoti ju ruajt dhe ju dasht gjithmon o njerëzit e mi”. /abc24.al/