“S’jam kriminel”/ U kap me heroinë, kuzhinieri shqiptar ndryshon deklaratën: Duhet t’ja dorëzoja…

0
Gjigandi

Kuzhinieri shqiptar i arrestuar në Itali për drogë ka deklaruar se nuk është kriminel. 50-vjeçari shqiptar, ra në pranga në Itali, në portin e Dorikut, pas një kontrolli të bërë gjatë zbarkimit nga një anije nga Shqipëria.

Punonjësi i tragetit, kishte në çantën e shpinës kishte 5 kg heroinë. I ndihmuar nga avokati Tommaso Rossi, ai iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit duke pranuar përgjegjësitë e tij.

“Unë nuk jam kriminel, kam grua dhe fëmijë”, ka thënë ai. Më pas ai kërkoi falje duke thënë se duhej t’ia dorëzonte atë çantë shpine një personi që e priste jashtë portit dhe se do të paguhej vetëm me dorëzimin e drogës.

50-vjeçari nuk kishte asnjë precedent penal më parë. Ai punon kuzhinier në tragetin, ku u kap edhe lënda narkotike.

Shqiptari dyshohet se kishte marrë drogën përpara se të nisej dhe do ta kishte mbajtur gjatë gjithë kalimit. Policia tatimore po heton origjinën e saj për të gjetur se kush mund ta ketë furnizuar dhe mbi të gjitha për kë ishte menduar sapo të mbërrinte në Ankona./Burimi: Ilrestodelcarlino.it

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu