Dhunimi i mjekes, QSUT kërkon mbështetje për punën nga pacientët dhe familjarët

0
Gjigandi

Qendra Spitalore Universitare në Tiranë ka reaguar pas dhunimit te mjekes një ditë më parë nga dy persona, teksa ishte në krye të detyrës.

Me anë të një njoftimi, QSUT deklaron se dënojnë dhunën ndaj koleges së tyre dhe kërkojnë mbështetje nga çdo pacient dhe familjar në punën e tyre, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht.

Deklarata e plotë:

Shërbimi Infektiv në QSU “Nënë Tereza” është një ndër shërbimet pararojë që punon me përkushtim ndaj çdo pacienti.

Nisur nga rasti i dhunshëm ndodhur së fundmi ndaj koleges tonë, ne dënojmë dhunën ndaj bluzave të bardha dhe kërkojmë mbështetjen në punën tonë të çdo pacienti dhe familjari, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht dhe në cilësinë e duhur.

RonaTyra

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të vijojë të mbështesë maksimalisht stafet mjekësore në punën e tyre të palodhur duke garantuar sigurinë në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjen e dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu