Kimikat i rrezikshëm në Shqipëri, Methomyl 90 hyn kontrabandë nga Kosova

0
35
Gjigandi

Fermerët shqiptarë për të shpëtuar prodhimin e tyre në sera, frutat dhe perimet i spërkasin me kimikate të rrezikshme. Pesticidi, Methomyl 90 SP, nuk duhet të përdoret, methomyl edhe pse nuk është pjesë e listës së preparateve të Miratuara nga Ministria e Bujqësisë, kontrabandistët e gjejnë rrugën për ta sjellë atë nga Kosova në farmacitë bujqësore të vendit tonë, duke kaluar çdo kontroll të AKU dhe atë doganor.

Klienti: Methomyl 90 doja unë për morrin e serës?

Farmacia Bujqësore: Methomyli 90 është shumë i mirë, por është i ndaluar është i rrezikshëm. Gjithësesi ai hyn kontrabandë dhe mund të gjejmë dicka.

Farmacia Bujqësore: Ta dish është 200 lekë një qese, pra 200 mijë lekë të vjetra. Në total 10 mijë lekë. Por duht të kesh kujdes.

Klienti: Po, do ta përdor me kujdes.

Po përse methomyl 90 nuk duhet të përdoret?

“Ka një rrezikshmëri të lartë si për shëndetin e njeriut ashtu edhe për mjedisin”, shprehet një agronom.

Për fermerët ky është kimikati i duhur, ndërsa për organizmin e njeriut është shkaktari i shumë sëmundjeve.

“Për shkak sepse efektiviteti i tyre ishte shumë u lartë, pra shumë efektiv në luftimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve të caktuara, atëherë ato vazhdojnë t’i përdorin sepse duhet të pranojmë faktin se pikërisht për të ulur ndikimin e këtyre produkteve në shëndetin e njeriut, si dhe në ndotjen e mjedisit, gjithnjë e më tepër produktet e reja kanë një efektivitet më të ulët se sa këto produktet e vjetra. Por që mbartin rrezikshmëri. ”

7 qershori, shënon Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore, por tregtimi dhe përdorimi i pesticideve të ndaluar vë pikëpyetja detyrën e autoriteteve që duhet të garantojnë ushqime të sigurta./tch

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu