90 mijë euro për “kokën” e Dumanit dhe të vëllait, KUSH është “Gazi” që i donte të vdekur

0
133
Gjigandi

90 mijë euro janë ofruar për “kokën” e Nuredin Dumanit dhe vëllait të tij Dashamir Dumani.

Për atentatin e dështuar, u kontraktua një person i quajtur Hamdi Skuqi. Ai tha se një person me emrin Gazi e kishte kontaktuar dhe i kishte ofruar 90 mijë euro për të ekzekutuar Nuredinin dhe vëllain e tij.

Ka qenë vjedhja me armë e një autmojeti tip “Audi Q5”, verën e 2020 në Durrës, ngjarja kyçe që ka zbuluar një atentat të mbetur në tentativë të dy vëllezërve, që fshiheshin në zonën e Nish Tullës.

Referuar dosjes hetimore ka qenë vetë Skuqi, i cili pas arrestimit ka treguar edhe për marrjen e porosisë. Ai ka thënë se nuk i njihte vetë personat që do kryente vrasjen, por që i kishin dhënë foto dhe banesën se ku jetonte.

Skuqi mjetin me të cilën do të bënte edhe ekzekutimin e mori e vodhi bashkë me mikun e tij të identifikuar si K. Ramazini. Madje dhe kishte marrë 1 mijë euro paradhënie për të kryer vrasjen dhe një pistoletë tip “Glock”.

Nga deklarimet e Skuqit, bëhet me dije se, shkak ishte bërë një konflikt për trafikun e drogës në Holandë mes porositësit dhe 2 vëllezërve, por nuk tregon përse ku atentat nuk u finalizua kurrë..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu