Situata në Spitalin Infektiv vijon të jetë shqetësuese, ku numri i të shtruarve me koronavirus ka shkuar në 90, nga 120 shtrerër që ka në total ky spital.
Duke apeluar për respektimin e masave, Ministria e Shëndetësisë thekson se vijon të ketë shtrime të reja në spital dhe situata paraqitet shumë serioze.
“Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës”, thekson MSH.