Situatë kritike te Infektivi/ 10 pacientë në terapi intensive, 4 të tjerë në gjendje të rëndë

0
Gjigandi

Nga raporti i fundit i MSH situata në Spitalin Infektiv paraqitet mëse kritike, teksa Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik, deklaroi se ka shtim te pacientëve të shtruar dhe atyre të intubuar.

Qirjako tha:

“Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar. Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.”

Krahas situatës alarmante në Infektiv, sot janë shënuar 2 viktima, të dyja nga Tirana 58 dhe 59 vjeçe dhe janë shënuar 68 raste të reja me infektime,

RonaTyra

Ministria e Shëndetësisë apeloi:

“Situata serioze në spitalin infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara, kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik, për të ruajtur higjienën personale, për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike prej të paktën 1.5 metër. Bizneset duhet të marrin të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të higjienës të miratuara nga autoritetet shëndetësore, për të ruajtur punonjësit dhe qytetarët”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu