Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso ka folur për procesin e votimit për zgjedgjen e kryetarëve të degëve të PD.
Në një lidhje me skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Kaso tha se ka pasur një pjesëmarrje të lartë votuesish, ndërsa theskoi se si çdo process ka edhe pakënaqsi e problematika të vogla.
“Ka masivitet pasi procesi po zhvillohet në 72 degë të PD dhe votojnë më mijëra demokratë. Si çdo proces zgjedhor ka pakënaqësira dhe problematika të vogla. Kanë të bëjnë veçantërisht listat. Ka pasur ankesa të cilat po trajtohen dhe do t’i jepet përgjigja e duhur çdo kandidati”,
tha Kaso.
Ndërkohë ai i është përgjigjur edhe deklaratave të Enkelejd Alibeajt i cili tha se nuk i njohin këto zgjedhje.
“Nuk di të këtë ndonjë grup deputetësh nën drejtimin e Alibeajt. Deklaratat e tij kanë qenë personale dhe nuk kemi parë ndodnjë dokument të firmosur nga ndonjë grup deputetësh”,
tha Kaso.
Përsa i përket vendimit të gjykatës, Kaso tha se nuk është kërkuar hedhja poshtë e vendimit, qoftë e nga pala që ka ankimuar vendimin.
“Kanë të bëjnë vetëm më kërkesa për të rikthyer çështjen në shkallë të parë dhe verifkimin e çdo hapi procedurial. Jemi besimplotë që gjithçka është kryer sipas rregullave e ligjeve. Komisioni i Rithemelimit po pret vendimin e gjyktës i cili duhet të bazohet mbi prova, fakte e dokumete.
Nuk na nevojitet një vendim gjykate për të verifikuar legjitimitetin tonë brenda partisë. Vullneti i demokratëve është shprehur qartë”,
u shpreh Kaso.