Situata ekonimike në vend, Ahmetaj: Kemi mbushur gropat që krijuan krizat nga tërmeti te lufta

0
Gjigandi

Zv.kryeministri, Arben Ahmetaj ka komentuar këtë të enjte në Kuvend, situatën ekonomike në vend.

Ahmetaj tha se biznesi i vogël ka mbushur menjëherë gropën e papuësisë të krijuar nga pandemia, si dhe asnjë nga mallrat e konsumit nuk ka pësuar rënie.

“Sot në Shqipëri nuk ka ngadalësim të rritjes ekonomike, vazhdon të jetë galopante, nuk ka rritje të papuësinë. Të dhënat e fundit të tregut të punës të INSTAT thonë se pjesëmarrja e forcave të punës është record 72%. Papunësia e rinisë është 20%, është sërish record. Është shumë kollaj të bësh të bardhën të zezë. INSTAT thotë se papunësia ka rënë në 11.3%, është njësoj si përpara krizës së tërmetit.

Sa i përket kërkesës, asnjë nga mallrat kryesore të konsumit, përveç karburantit, nuk kanë rënie, por kanë rritje nga 6-10%”. Ne kemi arritur me politikat tona të mbushim atë gropë që u krijua nga të treja krizat. Në raport referohet me detaje çfarë ka ndodhur me rimëkëmbjen. Biznesi i vogël ka mbushur menjëherë gropën e papuësisë të krijuar nga pandemia. Diskutimi a është kjo qeveri pro apo kundër qytetarit në nevojë dhe a e ka mbështetur apo jo, është pyetje retorike”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu