Sinjale pozitive nga qeveria gjermane

0
Gjigandi

Gjermanët duket se kanë qenë shumë më të përgatitur se vendet e tjera evropiane për pandeminë e Coronavirus pasi kanë një numër të vogël vdekjesh në krahasim me Britaninë e Madhe ose Italinë, kështu që ata duket se janë shumë pranë rifillimit të kampionati të Bundesligës.

Shumë ekipe kanë rifilluar stërvitjen në grupe të vogla, madje edhe fakti që dy lojtarë në ekipin e Këln-it rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 nuk ndryshoi asgjë, ata do të vazhdojnë stërvitjen ashtu siç ishte planifikuar, me dy lojtarët e prekur që do të rrinë të izoluar në shtëpi.

Drejtori i Përgjithshëm i Köln, Horst Heldt tha, “Shëndeti dhe privatësia e lojtarëve dhe punonjësve tanë kanë përparësi mbi të gjithçka. Masat e tanishme dhe strategjia e testimit të rregullt kanë vërtetuar se ne mund të zhvillojmë stërvitje individuale, ose në grupe të vogla.”

Edhe synojnë të fillojnë përsëri kampionatin para fundit të muajit maj, ata duhet të presin për një vendim konfirmues nga kancelarja, Angela Merkel, por duket se vendimi do të jetë në favorin e tyre.

Takimi i fundit me qeverinë që u mbajt në 30 prill pati reagime te mira pasi drejtori sportiv i Bayern Leverkusen, Simon Rolfes, tha më pas për BBC: “Gjëja më e rëndësishme ishte që morëm reagime të mira nga politikanët lidhur me idenë tonë për të zhvilluar ndeshjet me dyer të mbyllura. Qeveria mendon se ne jemi në gjendje ta realizojmë atë”.

RonaTyra

“Në javën tjetër, ne do të shohim se cilatdo të jenë vendimet e qeverisë. Nuk e di saktësisht kur, por shpresojmë të luajmë në maj, në mes apo në fund të majit, nuk e dimë. “

Edhe pse gjermanët duket se janë shumë më të organizuar se Anglia, rifillimi i Bundesligës mund të nxisë Premier League që të vazhdojë kampionatin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu