Si t’i trajtosh shputat e këmbëve dhe lëkurën e thatë para plazhit?

0
Gjigandi

Bashkë me sezonin e plazhit, fillon edhe tharja e menjëhershme e lëkurës, e cila e tregon shumë shpejt dehidratimin. Nëse do ta shmangësh këtë pjesë para sezonit të plazhit, ndiq këshillat e mëposhtme:

Pastroji mirë

Për të hequr papastërtitë, djersën e tepërt, por edhe ashpërsinë e krijuar nga kallot, në darkë duhet t’u bësh një trajtim të veçantë këmbëve. Thjesht një pastrim me bazë bimore mund të ndikojë shumë në qetësimin e lodhjes në këmbë. Pas pastrimit me ujë të ngrohtë, masazhoji këmbët dhe përdor një krem hidratues.

Përdor një skrab natyral

Scrub-i natyral është mjaft i domosdoshëm për shputat e këmbëve. Jo vetëm që largon lëkurën e vdekur, por edhe zbut lëkurën e re, duke e bërë atë më të shëndetshme. Një kujdes natyral mund të arrihet vetëm duke përzier limonin me sheqerin. Një lugë kafe sheqer me disa pika limoni dhe përdore në shputa dhe në thembra.

RonaTyra

Trajtoji gjatë natës

Këto nuk duhen harruar. Para se të shtrihesh, pastroji këmbët me një pambuk të pastër dhe pastaj përhap me kujdes kremin hidratues. Mbaje disa minuta derisa lëkura ta përthithë dhe pastaj masazhoje ngadalë. Mbaje kështu përgjatë gjithë natës në mënyrë që lëkura e këmbëve të zbutet. Kjo do t’i qetësojë shumë shputat, aq më tepër nëse e praktikon çdo mbrëmje.

Përdor krem solar

Pjesa më e madhe e femrave nuk e përdorin solarin në shputat e këmbëve, sepse mendojnë që nuk është e nevojshme. Kjo është shumë e gabuar. Rrezet e diellit në verë, ashtu si çdo pjesë tjetër lëkure, dëmtojnë dhe djegin edhe lëkurën e këmbëve, kështu që sa herë të përdorësh solarin për lëkurën e trupit, duhet ta aplikosh atë edhe në shputat e këmbëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu