Si rrallë herë, Lady Gaga mori pjesë në dy eventet e ndarjes së çmimeve e shoqëruar nga partneri …

0
Si rrallë herë, Lady Gaga mori pjesë në dy eventet e ndarjes së çmimeve e shoqëruar nga partneri …
Gjigandi

Lady Gaga mori pjesë në dy evente të mëdha të ndarjes së çmimeve të dielën mbrëma (13 mars)- dhe me vete kishte edhe partnerin e saj.

Këngëtarja e “Bad Romance” bëri të parën nga dy paraqitjet e rralla publike me të dashurin Michael Polansky në “BAFTA 2022” në Londër.

Gaga, e cila u nominua për “Aktoren më të mirë në rolin kryesor” për portretizimin e Patrizia Reggianit në filmin “House of Gucci”, eci vetëm në tapetin e kuq me një fustan të koleksioni Ralph Lauren të gjelbër smerald. Ajo e kombinoi pamjen e bizhuteritë nga “Tiffany & Co”.

Foto: Samir Hussein

RonaTyra

Pasi hyri në “Royal Albert Hall”, 35-vjeçares, iu bashkua Polansky, 44 vjeç, i cili ishte ulur pranë saj i veshur me një kostum elegant.

Gjatë monologut mikpritësit. Rebel Wilson, sipërmarrësi i teknologjisë u ngacmua me shaka nga ajo.

Ylli i “Pitch Perfect”, 42 vjeç, shikoi Polansky dhe bëri shaka, “A je plus një i Lady Gaga-s? Ky është një koncert i mirë”, i tha ajo partnerit të Gagas.

Wilson më pas u dha atyre një sytjena të artë si “Më të mirët e plus një”, shkruan

Foto: BBC One

Ky në fakt ishte i vetmi çmim që mori Gaga në BAFTA, pasi Joanna Scalan doli fituese na kategorinë “Aktorja më e mirë”.

Disa orë më vonë, Gaga dhe Polansky hipën në një fluturim për në Los Angeles për të marrë pjesë së bashku në “Critics Choice Awards”.

Këngëtarja e “Shallow” u ndërrua në një fustan magjepsës të artë dhe të zi nga “Gucci: për shfaqjen e çmimeve amerikane.

Foto: BAFTA

Në anën tjetër Polansky nuk pranoi të ecte edhe në këtë tapet të kuq, por përsëri iu bashkua partneres së tij brenda hotelit “Century Plaza”.

Gaga u nominua edhe një herë për “Aktorja më të mirë” për rolin e saj në “House of Gucci”, në “Critics Choice Awards”, por edhe këtë herë humbi ndaj Jessica Chastain, e cila mori çmimin për rolin e saj në “The Eyes of Tammy Fady”.

Edhe pse aktorja e “A Star Is Born” dhe i dashuri i saj bëjnë një jetë shumë private, Gaga së fundmi i bëri të ditur botës se sa shumë do të thotë Polansky për të.

Foto: Neil Mockford

Në shkurt 2020 se Gaga dhe Polansky – i cili drejton Institutin novator për Imunoterapinë e Kancerit të bashkëthemeluesit të Facebook, Sean Parker, u zbuluan se ishin në lidhje.

Burimet na thanë në atë kohë se të dy kishin njohur njëri-tjetrin për një kohë përmes ngjarjeve që Parker kishte organizuar në rezidencën e tij në Los Angeles, duke përfshirë edhe fondacionin e tij, dhe ranë në kontakt sërish në festën e ditëlindjes së themeluesit të rrjetit social në dhjetor 2019.

Kujtojmë që Gaga ishte fejuar më parë me  yllin e “Chicago Fire” Taylor Kinney  dhe agjentin e talenteve  Christian Carino. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu