Lajmin se dy mjeke dhe një mjek janë sulmuar sot nga qentë endacakë në QKUK, e ka konfirmuar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Përmes një reagimi publik, ShSKUK, thotë se dy mjeket u sulmuan brenda oborrit të QKUK-së ndërkaq mjeku, jashtë kësaj hapësire.
“ShSKUK ka kërkuar dhe në vazhdimësi dhe kërkon nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së.
Poashtu, konfirmojmë se tre mjekët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në kuadër të QKUK-së
“, thuhet në reagim.