Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, e cila e ka shfaqur hapur simpatinë për Juventusin, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pozat e saj seksi.
Publikimet e mbesës së ish-Presidentit Bujar Nishani në “Instagram” janë vërtet mahnitëse.
Edhe së fundmi, bukuroshja nuk i ka zhgënjyer ndjekësit e saj të cilët janë të shumtë në numër, teksa ka postuar foto tejet provokuese ku ekspozon linjat e saj të përkryera.
Dihet që Beniada ka tërhequr vëmendjen e fotografëve të njohur dhe regjisorëve në kinemanë italiane këto kohët e fundit. Verën e kaluar, Beniada pushoi në Sardenja me mikeshën e saj, Ines Trokia. Pas fotove “topless” në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë me bashkëjetesë, ato realizuan disa foto provokuese.
Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa e bukur e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.