Shqiptarja nga Pogradeci tregon tmerrin në Ukrainë: Burrin e lashë në luftë

0
Shqiptarja nga Pogradeci tregon tmerrin në Ukrainë: Burrin e lashë në luftë
Gjigandi

Amanda Tanellari është një nga shqiptaret që e ka përjetuar luftën në Ukrainë, ndërsa bombardimet ruse e detyruan atë që të largohej nga aty dhe të vinte në atdheun e saj.

Gruaja nga Pogradeci tha se burri i saj, një shtetas ukrainas, ishte në luftë, ndërsa ajo me fëmijën e tyre të mitur ishte kthyer në Shqipëri.

Ajo tha se jetonte afër centralit më të madh bërthamor në Europë.

“Unë jam nga ata njerëz me fat, pasi kam pasur ku të shkojë. Jam e martuar në Ukrainë. Po vijë në shtëpinë time. S’ja merrte mendja njeri që në 2022 të ndodhte një luftë e tillë. Po vriten njerëz, po bombardohen maternitete, po vriten gra shtatzëna, pleq, po bombardohen uzina, fabrika. Por ne duhet të sensibilizohemi, duhet t’i themi NATO-s që të mbrojë qiejt e Ukrainës”, tregon ajo, për News24.

“Unë kam jetuar atje ku është centrali më i madh bërthamor. Atje është situatë e vështirë. nëse ai central shpërthen, s’dihet ça bëhet. Kemi ndenjur 4 ditë në doganë për të kaluar në Poloni. Kam parë nëna me fëmijë të vegjël. Ishte situatë katastrofike. Shqiptarët e dinë se ça ka qenë lufta. Ju lutem, sensibilizoheni. Thojini jo luftës! kur shikoja ato nëna me fëmijët që qanin dhe se kuptonin ça ndodh. Atje kam bashkëshortin atje, flas çdo ditë me të.”, tha Amanda Tanellari. /bw/

RonaTyra

Për të ndjekur intervistën në vdeo klikoni KËTU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu