Shqiptari shënon supergol në Barcelonë

0
Gjigandi

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, shqiptari Enis Bardhi, është hero i fitores së Levantes me rezultat 3:1 ndaj Espanyolit në Barcelonë. 

Në minutën e 14-të Mayoral kaloi në epërsi me 0:1 Levanten, ndërsa vendasit e barazuan rezultatin 1:1 me golin e Lopez në minutën e 28-të.

Në minutën e 67-të, Enis Bardhi nga rreth 15 metra me goditje përtokë shënon gol të bukur në këndin e majtë, për 1:2. Në minutën e 87-të Pedrosa shënon autogol dhe 1:3.  

Pas javë së 30-të në Kampionatin e Spanjës, Levante është në vend të 11-të me 38 pikë dhe Espanyol në fund me 24.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu