Shqiptari rikthehet në Zvicër

0
Gjigandi

Sulmuesi i Shqipërisë dhe Hibernianit, Florian Kamberi, mund të vazhdojë karrierën në Zvicër. Mediat skoceze shkruajnë se futbollisti, i cili luajti në pjesën e dytë të sezonit i huazuar te Glasgou Rejnxhërs, është kthyer në Zvicër pranë familjes dhe do të vendosë njëherë e mirë për të ardhmen.

Hiberniani nuk e ka përfshirë në listë për ndeshjet parapërgatitore për sezonin e ri. Ndërkohë, në Zvicër, Sent Galeni ka shfaqur interes për Kamberin. Qëndrimi i tij te Hiberniani është thuajse i pamundur, kjo edhe për shkak të komenteve të bëra nga lojtari gjatë kalimit në janar te Rejnxhërs.

“Realizova ëndrrën duke kaluar te Rejnxhërsi”, deklaratë e cila nuk u prit mirë nga drejtuesit e Hibernianit.

Sulmuesi kërkon një klub ku të ketë mundësinë për të luajtur rregullisht, në mënyrë që të grumbullohet në Kombëtaren kuqezi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu