Kompania e sigurisë dhe e hapësirës ajrore me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lockheed Martin ka bërë të ditur se ka marrë porosi nga disa shtete, përfshirë Shqipërinë, për raketahedhësin antitank Javelin.
Këto armë po përdoret gjerësisht nga ushtarët ukrainas në luftën kundër ushtrisë ruse.
Në një njoftim për shtyp, Lockheed Martin shton se ka marrë një porosi nga Pentagoni prej 309 milionë dollarësh për prodhimin e mbi 1,300 antitankeve me fondet e siguruara nga ligji i miratuar së fundmi në SHBA për ndihma ushtarake ndaj Ukrainës, por edhe porosi nga disa shtete si Shqipëria, Norvegjia, Letonia dhe Tajlanda.
“Javelin Joint Venture po punon shumë për të përmbushur këtë rritje të kërkesës,” thotë Dave Pantano, zëvendëspresident i Javelin Joint Venture dhe drejtor i programit të Lockheed Martin Javelin.
“Aftësitë unike të Javelin kanë dëshmuar se kanë bërë diferencën në momentet përcaktuese të përdoruesve tanë dhe ne mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë me Ushtrinë për të ofruar këtë sistem kritik të armëve”, ka shtuar Pontano.
Këto raketahedhës mbahen në shpatull nga ushtarët dhe peshojnë rreth 200 kg. Sipas Lockheed Martin, ato janë një rreze që arrin deri në 4 kilometra.
Këto armë janë bërë pjesë vendimtare e luftës në Ukrainë, të përdorura gjerësisht nga trupat vendase për të zmbrapsur sulmin e ushtrisë ruse në disa rajone, duke shkatërruar tanket e forcave armike.
Deri tani, Ukraina ka marrë më shumë se 5,500 raketahedhës të tillë dhe vendet aleate janë zotuar të dërgojnë edhe më shumë.
/abc24.al/