Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Shqipërinë, pritet vendimi i Këshillit të BE-së për hap…

0
7
Gjigandi

Parlamenti Evropian ka miratuar sot rezolutën për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, njoftoi raportuesja për Shqipërinë, eurodeputetja Isabel Santos.

Në një postim në Twitter, Santos ka publikuar tabelën e votimit, ku kanë votuar pro 519 deputetë nga 599 deputetë.

O meu relatório sobre o processo de adesão da 🇦🇱 à 🇪🇺 acaba de ser aprovado por uma larguíssima maioria no plenário do Parlmento Europeu. #isabelsantosmep #europeanparliament #EU4Albania pic.twitter.com/dmAirVgBvK

– Isabel Santos MEP (@isabel_mep) May 19, 2022

Santos theksoi se është koha për të kaluar në negociata të Shqipërisë me BE-në.

“Raporti im për procesin e aderimit të Shqipërisë në BE sapo u miratua nga seanca plenare e PE me shumicë dërrmuese. Evropa nuk mund të zhgënjejë popullin shqiptar dhe një vend që është përpjekur të zbatojë të gjitha hapat e nevojshëm për pranimin. Koha për të kaluar në negociata formale”, shkroi Santos.

Santos gjatë seancës plenare të PE-së prezantoi gjetjet në lidhje me ecurinë e vendit në lidhje me procesin e integrimit dhe apeloi për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe BE-së brenda Presidencës Franceze të Këshillit Evropian.

Edhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Didier Reynders , theksoi vendosmërinë në plotësimin e kushteve nga ana e Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, dhe kërkoi mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë sa më parë.

Në një njoftim për shtyp, parlamenti i kërkon Këshillit të hapë negociatat për anëtarësimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në kontekstin gjeostrategjik të luftës në Ukrainë.

/abc24.al/

🇦🇱🇦🇱🇦🇱@isabel_mep : “A Albânia cumpre todas as condições para que seja marcada a primeira conferência intergovernamental e se prossiga rapidamente com o seu processo de adesão.”#EPlenary #Albania @TheProgressives @PES_PSE @psocialista pic.twitter.com/whkUvDHwOM

– Socialistas Portugueses (@PSnaEuropa) May 19, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu