Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në rajon gjatë vitit 2021

0
Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në rajon gjatë vitit 2021
Gjigandi

Shqipëria ka numrin më të lartë në rajon të azilkërkuesve gjatë vitit 2021 për në vendet e Bashkimit Europan.

Në përgjigjen e “Eurostat” për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, theksohet se 8,845 shqiptarë kërkuan azil për herë të parë.

Shifrat rriten kur shtohen edhe ata që kanë aplikuar më herët dhe janë në pritje të një përgjigjeje, por edhe për minorenët e pashoqëruar.

Gjatë vitit 2021, së bashku me aplikimet në pritje janë plot 13,210 shqiptarë që kanë kërkuar azil në Evropë.

Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut për azilkërkuesit, por me një diferencë të konsiderueshme.

RonaTyra

Nga Maqedonia aplikuan 3,020 persona. Ndërsa, vendi me numrin më të ulët të azilkërkuesve në rajon është Mali i Zi, me 250 azilkërkues.

Vendi ku Shqiptarët kanë kërkuar më shumë azil është Franca, ndërsa vendi me azilkërkuesit më të shumtë minorenë është Belgjika, ku aplikuan 20 minorenë.

Në total, 55 minorenë kanë aplikuar për azil në BE nga Shqipëria, dhe 25 nga Kosova. /Euronews/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu