Shqipëria do t’i japë shtetësinë të huajve me kontribute të spikatura në arsim, shkencë dhe sport

0
Shqipëria do t’i japë shtetësinë të huajve me kontribute të spikatura në arsim, shkencë dhe sport
Gjigandi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi sot se shtetasit e huaj me kontribute të spikatura në fushën e arsimit, të shkencës dhe sportit do të marrin shtetësinë shqiptare.

Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi ka shtuar se vendimi qeverisë vjen si plotësim i një neni në ligjin e ri për shtetësinë tashmë të miratuar.

Sipas ministrit, ligji i ri i përcakton gjithashtu të gjitha procedurat, kriteret dhe afatet e të gjitha institucione të përfshira në këtë proces për dhënien sa më shpejt të shtetësisë për personat e huaj me kontribute të veçanta.

Vendimi i trajton në mënyrë të veçanta personalitetet në fushat e arsimit dhe shkencës, tha ministri.

Ministri theksoi se ky vendim bën të mundur “përthithjen e talenteve të rinj apo rekordmenëve që përmes shtetësisë shqiptare të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionet ndërkombëtare”.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu