Shqipëria dhe Greqia iu rikthehen bisedimeve për pensionet e shqiptarëve në Greqi

0
Shqipëria dhe Greqia iu rikthehen bisedimeve për pensionet e shqiptarëve në Greqi
Gjigandi

Shqipëria dhe Greqia kanë ngritur një komision të përbashkët teknik për të diskutuar një marrëveshje mes të dy vendeve për çështjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Sipas burimeve diplomatike shqiptare në Athinë komisioni i ekspertëve teknikë të sigurimeve shoqërore nga të dy vendet po punon prej dy muajsh.

Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë Luela Hajdaraga i tha TV Tribuna që trasmeton për shqiptarët në Athinë se “si pala greke dhe pala shqiptare kanë një vullnet pozitiv për të inicuar marrveshjen për sigurimet shoqerore apo siç njihet ndryshe “marrëveshja për pensionet”.

Bisedimet për këtë temë pritet të jenë në axhendën diplomatike të Ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili do të ndodhet të hënën e 23 majit në Tiranë për t`u takuar me autoritetet shqiptare.

Në Mars të këtij viti në Parlamenti grek është paraqitur një projektligj i ri që lehtëson dhënien e pensionit të plotë kombëtar për emigrantët shqiptarë dhe nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

RonaTyra

Sipas legjislacionti aktual grek pensioni kombëtar për këto dy kategori emigrantësh jepet për ata që kanë qëndrim prej 40 vitesh në Greqi.

Në rastin e shqiptarëve përfitimi i pensioneve nga ligji aktual bëhej i pamundur pasi shqiptarët emigruan në Greqi pas viteve nëntëdhjetë, kur u përmbys regjimi komunist, dhe vetem pas vitit 2030 do të duhej të nisnin aplikimet për të përfituar nga skema e pensioneve.

Projektligji i ri për pesnionet i paraqitur në mars ne Parlamentin grek parashikon uljen me 30 vite qëndrimi për të përfituar pension kombëtar nga 40 vite që është në ligjin aktual.

Emigrantët shqiptarë kanë qenë kontribues të rregullt në skemat e sigurimeve shoqërore grek për shkak se pagesat e sigurimeve lidheshin detyrimisht me marrjen e lejeqëndrimeve.

Shqiptarët janë grupi më i madh kombëtar i të huajve dhe tani përbëjnë rreth 51 përqind të popullsisë emigruese në Greqi./VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu