Të dhënat e fundit tregojnë se shpyllëzimi në Brazil po vazhdon të thyejë rekorde. Shifrat tregojnë një përkeqësim të situatës në krahasim me një vit më parë. Shumë ambientalistë e kanë konsideruar vitin 2020 si viti më shkatërrues për pyjet e shiut të Amazonës, madje duke kaluar edhe 2019-tën, vit kur zjarret tronditën botën.
“Ne po përballemi me një skenar katastrofash totale për Amazonën”, tha Mariana Napolitano, drejtore shkencore e degës braziliane të Fondit Botëror të Natyrës së Egër (WWF).
Që nga fillimi i vitit, shpyllëzimi ka arritur në më shumë se 2 000 kilometra katrorë, 34% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Këto të dhëna janë shumë më shqetësuese, duke llogaritur se nuk është marrë parasysh sezoni i thatë, i cili është më i favorshëm për rënien e zjarreve dhe që fillon në qershor.
Burimi: top-channel.tv