Shpërthejnë polemikat

0
Gjigandi

Lazio ka shënuar fitore të madhe kundër Fiorentinës 2:1, falë përmbysjes së vonshme në pjesën e dytë.

Golin e parë në këtë takim e shënuan mysafirët nga Firenze, me anë të Franck Ribery, i cili me një solo aksion la pastaj të shmangur Thomas Strakoshën, krejt kjo në minutën e 25’.

Lazio arriti të reagonte vetëm në minutën e 67’, kur penalltinë e fituar në gol e konvertoi Ciro Immobile, për rezultatin 1:1.

Përmbysja e madhe erdhi në minutën e 83’, me golin e shënuar nga Luis Alberto, i cili po vazhdon formën e lartë të këtij sezoni.

Me këto tri pikë, Lazio qëndron në pozitën e dytë, në kuotën e 65 pikëve, katër më pak se liderët Juventus.

RonaTyra

Fiorentina mbetet në kuotën e 31 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 13-të në tabelë.

Pas ndeshjes ka pasur shumë polemika te penalltia e Lazios, e cila nuk ekzistoi, por VAR-i e “hëngri” simulimin e Caicedos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu