Barcelona – Atletico Madrid, formacionet e mundshme

0
Gjigandi

Barcelona do ta presë në shtëpi skuadrën e Atletico Madridit, në ndeshjen më interesante të javës së 33-të të La Ligas spanjolle.

Blaugranët duhet të fitojnë patjetër në mënyrë që të mos e lejoj Realin ta thellojë distancën në luftën për titull.

Pas barazimit ndaj Celta Vigos, Barcelona mbetet dy pikë larg liderit të La Ligas, Realit.

Ndërsa Atletico Madridi renditet në pozitën e tretë me 9 pikë më pak se Barça.

Trajneri i Barcelonës nuk do të ketë sërish në dispozicion dy lojtarë si Ousmane Dembele dhe Frenkie de Jong, ndërsa lajmi i mirë vjen nga grumbullimi për këtë takim i mesfushorit Sergi Roberto, që, më në fund, duke se i ka hedhur pas krahëve problemet fizike, si dhe rikthimi nga skualifikimi i mesfushorit Sergio Busquets.

RonaTyra

Te bardhekuqtë për këtë ndeshje do të mungojë kapiteni Koke si dhe mbrojtësi Savic, të dy për shkak të kartonave.

Formacionet e mundshme:

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Roberto, Piqué, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Messi, Suárez, Griezmann

Atlético (4-4-2): Oblak; Trippier, Giménez, Felipe, Lodi; Llorente, Thomas, Herrera, Saúl; Félix, Costa.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave luhet me fillim nga ora 22:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu