Policia e Beratit ka vënë në pranga një 24-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një shtetas tjetër.
“Dy të rinjtë ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza”
, informon policia.
Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se 2 shtetas shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa shërbimet e policisë finalizuan operacionin “Dimal”, për kapjen e tyre. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i F. M., 24 vjeç, banues në lagjen “4 Shtatori”, Dimal.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. M., 29 vjeç, banues në lagjen “4 Shtatori”, Dimal.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza (me qese farmaceutike), gati për shitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.