Policia e Orikumit ka bërë me dije se një shtetase është shpallur e humbur nga familjarët e saj. Bëhet fjalë për shtetasen E. H., 34-vjeçe, banues në lagjen “28 Nentori” Vlorë.
Ditën e djeshme shtetasi A. H., 62 vjeç, banues në lagjen “28 Nentori” Vlorë, ka kallëzuar se në datën 05.03.2022, është larguar nga banesa vajza e tij, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Autoritetet kanë nisur menjëherë veprimtarinë për gjetjen e 34-vjeçares.
Po ashtu, procedohet penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin B. S., 59-vjeç, banues në Radhimë, Orikum.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Orikum pasi konstatuan se kishte ndërtuar në pronën e tij, pa leje nga organet kompetente nisën procedurat për ndjekjen penale të 59-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.