Një ngjarje tronditëse është zbardhur në kryeqytetin grek ku një e mitur është përdhunuar nga prifti. Mediat greke kanë nxjerrë detaje nga ngjarja dhe janë publikuar foto të priftit të kishës në lagjen Kato Patisia, i cili është babai i tre fëmijëve të mitur.
Vajza është shprehur se gjithçka ka ndodhur brenda kishës, teksa ajo merrte pjesë në shkollën e Katekizmit.
“Duhet të më shohësh si babain tënd”, i ka thënë ai vajzës teksa po e përdhunonte sipas mediave greke. “Shkova për t’u rrëfyer dhe gjithçka ndodhi pas rrëfimit”, tha vajza para autoriteteve.
Prifti 37-vjeçar është arrestuar dhe gjykata sot dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Ngjarja ka shkaktuar një skandal të madh në Greqi për shkak se tashmë po dalin edhe dëshmi të tjera nga vajzat e abuzuara prej tij. Deri më tani nuk ka një reagim nga Kisha Ortodokse Greke për këtë ngjarje.
/Burimi: Priza.al/